Gazetari Arjan Çani deklaroi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Open’ se me paketën anti-shpifje, kryeministri Edi Rama po përgatit fundin e tij politik. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, kryeministri Rama njofton se do të jetë i pranishëm në studion e emisionit ‘Zonë e Lirë’.
Njoftimin për intervistën në këtë emision, Rama e bën duke kritikuar ashpër gazetarin Çani.
“Sonte do jem në të vetmin kazan që s’bën sikur s’është kazan, prandaj dhe nuk e përdor lirinë për t’u ankuar për mungesën e saj. Aty ku e premtja mbrëma bëhet epilogu i javës politike e mediatike të shumë zhurmës për asgjë,e ku vetë balta shitet si mjalta. ‘Zonë e Lirë’ natyrisht”, shkruan Rama në një postim në ‘Twitter’./korrieri