Policia ka arrestuar shtetasin Aljon Pasho, 30 vjeç, banues në Sarandë.
Nga hetimet intensive të kryera mbështetur në kallëzimin e bërë nga shtetësia A.M, shërbimet e Policisë Sarandë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij në qytetin e Sarandës.
Sipas kallëzimit të shtetases A.M, prej rreth 1 viti përndiqej nga shtetasi A.Pasho duke i shkaktuar ankth dhe frikë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Përndjekja”, neni 121/a i Kodit Penal.