Loading...

Në Tiranë, nusja dhunon gjyshin e burrit, djali babanë e tij

Dy raste të veçuara dhune në familje, janë bërë pjesë e statistikave të dhunës në familje nga Policia e Tiranës.

Sipas burimeve zyrtare, mësohet se, në një rast ka qenë nusja e shtëpisë që ka dhunuar edhe fizikisht gjyshin e burrit të saj.

Në rastin tjetër, ka qenë djali që ka dhunuar babanë e tij.

Për të dy rastet Policia sqaron se, u plotësua kërkesë padia për urdhrin e mbrojtjes së menjëhershëm për viktimat.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 17. 10. 2018, u plotësua kërkesë padia për urdhrin e mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin G. B., vjeç 70, banues në Tiranë, pasi nusja e nipit, V. B., vjeçe 45, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 17. 10. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B. F., vjeç 22, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Fehmi Agani”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait, Sh. F., vjeç 54, banues në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com