Loading...

Policia e kërkonte ai u kalonte nën hundë me Ferrari, kush është i shumëkërkuari …

Ndërsa e kërkonte shteti italian, Elton alias Kastriot Kila, 37-vjeç, është vënë në pranga nga policia e Elbasanit. Policia sqaron se ai u ndalua, në sajë të kontrolleve për personat e shpallur në kërkim. “Në vijim të zbatimit të planit të masave për Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale, Policia e Elbasanit ka bërë të mundur kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Konkretisht u ndalua Elton (Kastriot) Kila , 37 vjeç, banues në lagjen ‘Qemal Stafa’ Elbasan”, bënë me dije burime zyrtare nga Policia e Elbasanit.


Në Itali, sipas të njëjtave burime, 37-vjeçari akuzohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale, me aktivitet në fushën e narkotikëve. “Ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi për në Itali, pasi Prokuroria e Pescara-s/Itali, ka lëshuar urdhrin e ndalimit ndërkombëtar Nr.SPIE522/2011, datë 11.09.2018, për kryerjen e veprave penale ‘Organizata kriminale’, ‘Trafikim i narkotikëve’, ‘Mashtrim’ dhe Kallëzim i rremë’, parashikuar nga nenet 110,416,367, e 642 të Kodit Penal Italian, si dhe neni 73 i Ligjit kundër Drogave. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet të mëtejshme”. Në postimet që 37-vjeçari bën në rrejtët sociale, shfaq jetën e luksit. Makina të shtrenjta të markave “Ferrari”, “Lamborghini”, pushime ekzotike dhe jo vetëm…

 

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com