Ka marrë fund çështja e vrasjes së 26-vjeçarit shqiptar Ermal Abdushaj në Itali, teksa gjykata ka dhënë vendimin për autorin e vrasjes, i cili po ashtu është shqiptar.
Sipas provave të gjykatës, Ermali u vra nga një distancë e afërt me një të shtënë nga Jasin Sulo me 30 dhjetor 2015
Jasin Sulo, 30 vjeç, është dënuar me 4 vite e 5 muaj për vrasjen, e cilësuar aksidentale dhe 4 vite e 4 muaj për armëmbajtje pa leje.
Po ashtu Sulo është akuzuar edhe për një sërë vjedhjesh në Liguria.
Gjykata e Kasacionit në Itali ka dalë në përfundimin se:
Atë mbrëmje tragjike Ermali ishte në shtëpi me Jasin Sulon dhe njerëz të tjerë. Ai u qëllua me armë nga Jasini në një distancë shumë të afërt. Një shkrepje e gabuar, pasi sipas hetimeve ndodhi kur ai po përpiqej t’i tregonte armën shokut te tij.”
Ky version nuk është konfirmuar vetëm nga hetimet, por edhe nga ana e shumë dëshmitarëve dhe mungesa e një motivi për vrasjen e të riut Sulo.
Po ashtu në gjendje të lirë është hetuar edhe 23-vjeçari Bajram Moliseni, i cili ka qenë i pranishëm në shtëpinë e viktimës natën e vrasjes.