Një ngjarje e rëndë me protagonist një shqiptar 19-vjeçar ka ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën “Talackerstrasse”, Frauendfeld Zvicër.
Një grua është gjetur e vrarë në banesë, ndërkohë që autori i ngjarjes nuk është identifikuar ende.
Trudi Widmer, 87 vjeç ka qenë e pranishme në momenti kur familjarët gjetën gruan e masakruar në banesë.
Ajo ka rrëfyer të gjithë momentin rrëqethës kur ka dëgjuar ulërimat në shkallë dhe është shprehur mjaft e tronditur për mediat vendase.
Widmer tha:
“Nuk më hiqen nga mendja britmat në shkallë. Në tmerrin dhe panikun që ndjehej në zërin e anëtarëve të familjes. Djali i vogël i familjes ka parë gjithçka. Unë me të vërtetë jam tronditur. Më shumë se një jetë u shkatërrua këtë mbrëmje. Kush është ai fëmijë që mund të përballojë një pamje të tillë?”
I dyshuar për ngjarjen është një 19-vjeçar me inicialet Fatmir T. I riu me origjinë shqiptare dhe nënshtetësi italiane u vu në pranga në aeroport. Mbetet e paqartë nëse i dyshuari ka dashur të largohej nga vendi, pasi ishte shpallur në kërkim dhe e gjithë policia zvicerane ishte mobilizuar për arrestimin e tij.
Ai vazhdonte praktikën si elektricist në Aadorf, kantonin e Zyrihut.
Fatmir T. që javën e kaluar kishte shkaktuar probleme në vendin ku zhvillonte praktikën. Elektricisti i ardhshëm ishte paraqitur në vendin e punës me një armë me vete, gjë që kishte shkaktuar panik tek punonjësit e tjerë.
Policia i konfiskoi armën, por nuk e futi në paraburgim, pasi i riu shqiptar nuk kishte kërcënuar askënd.