Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, nuk ka sesi të jetojë në një vend më pak përrallorë se ky…
“Pallati i Bardhë” ka 1100 dhoma, 250 prej të cilave përdoren nga familja e 63-vjeçarit. E mbuluar me ar e mermer, ky pallat është sa 30 Shtëpi të Bardha dhe besohte se është pallati më i madh i ndërtuar në botë këto 100 vitet e fundit.
Raportohet se 7 milionë sterlina janë shpenzuar vetëm për tapetet. 5 milionë sterlina janë shpenzuar për 400 dyert e pallatit. Çdo gotë në pallat ka kushtuar 250 sterlina.