Ngrohja globale mund të sjellë përsëri sëmundje vrasëse të tilla si Vdekja e Zezë që fshiu nga faqja e dheut dhjetëra milionë njerëz në mesjetë.
Sipas profesorit të Oksfordit, Peter Frankopan, shkrirja e akullit për shkak të temperaturave më të larta globale mund të lëshojë agjentë biologjikë të cilët ishin bllokuar për mijëra vjet.
Shkencëtarët e klimës paralajmëruan javën e kaluar se bota do të vuajë nga moti ekstrem dhe fatkeqësi natyrore duke përfshirë thatësirë dhe përmbytje, nëse rritja e temperaturave globale nuk do të mbahet nën 1.5C (2.7 ° F).
Profesor Frankopan deklaroi se një rritje e ngjashme e temperaturave kishte mundësuar murtajën e madhe të vitit 1340-ve, raportoi The Times.
Ai u shpreh:
“Procesi i asaj që ndodh kur ka një lloj ndryshimi klimatik është i madh. Për shembull, në 1340, një lëvizje 1.5 ° C (2.7 ° F) e ngrohjes së atmosferës së tokës – ndoshta për shkak të flakëve diellore ose aktivitetit vullkanik – ndryshoi ciklin e bakterit Yersinia pestis. Kjo diferencë dhe një shkallë e gjysmë lejoi një mikrob të vogël të zhvillohej në Vdekjen e Zezë”.
Vdekja e zezë në vitet 1340 ishte një nga shpërthimet më vdekjeprurëse të sëmundjes në historinë njerëzore.
Dhjetëra milionë njerëz u vranë, me trupa të grumbulluar në varre masive. Disa studiues besojnë madje se gjysma popullsisë së Evropës u fashit.