Loading...

Vlorë/ Policia arreston dy persona(Emrat)

Policia ka arrestuar flagrancë shtetasin: Benard Alimuçaj, 34 vjeç, banues në Vlorë.

Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e tij pasi më datë 15.10.2018 dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij G.A, 24 vjeçe, për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Dhuna në familje”, neni 130/3/4 i Kodit Penal.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:
Agron Saliaj, 44 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë në lagjen “24 Maji” Vlorë pasi u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin e markës “Opel”, në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, neni 291 i Kodit Penal.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com