Policia e Fierit arreston një ish-punonjës të ujësjellësit, i cili akuzohet se ka vjedhur lekët e qytetarëve duke shpërdoruar detyrën.
Blutë bëjnë me dije se specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: Ramis Lushaku, 53 vjeç, banues në Hamil, Fier.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 10.05.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” parashikuar nga Neni 135 i Kodit Penal.
Ramis Lushaku duke qënë faturist te ujësjellësi Fier, lekët e qytetarëve nuk i ka depozituar por i ka përvetësuar duke shpërdoruar detyrën.