Aktorja e mirënjohur e skenës shqiptare Yllka Mujo, mbetet një nga aktoret më të dashura të publikut. Ajo ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e 65-të dhe ka qenë e bija Elia ajo që ka ndarë disa momente nga festa private.
Në oborrin e një shtëpie private, me një tortë me peta si para shumë vitesh, Yllka feston ditëlindjen krahë njerëzve më të dashur, fëmijëve, bashkëshortit etj
Nga atmosfera e ngrohtë familjare dy fëmijët e saj, Amosi dhe Elia kanë ndarë foto nga festa e nënës së tyre.
‘Gezuar ditelindjen Ylli jone i bukur qe na ndriçon shpirtin!’ shkruan Elia Zaharia krah fotove të realizuar.