Nusja e diktatorit Enver Hoxha, Teuta Hoxha, ka përkujtuar sot ditëlindjen e vjehrrit të saj, përmes një mesazhi në rrjetet sociale.
“Sot per familjen tone eshte nje dite e shenuar, ne perkujtim te 110-vjetorit te datelindjes se Enver Hoxhes”, shkruan bashkëshortja e Ilir Hoxhës, njërit prej dy djemve të Enver Hoxhës.
Enver Hoxha lindi më 16 tetor 1908 në Gjirokastër dhe ndërroi jetë më 11 prill 1985.
Regjimi diktatorial i instaluar prej tij u karakterizua nga zhdukja e opozitës politike e intelektuale, represioni i vazhdueshëm politik në të cilin përfshiheshin kampet e detyrueshme të punës, pushkatimet pa gjyq dhe ekzekutimet e antikomunistëve të piketuar.
Dënimet e kundërshtarëve të tij politikë me vdekje ose burgime të gjata dhe dëbimet e familjeve të tyre nga shtëpitë ku jetonin dhe internimet e tyre në fshatra të thella, ku kontrolloheshin rreptësisht nga policia dhe Sigurimi i Shtetit.