Një sherr i madh brenda një lokali ka ndodhur gjatë natës së të shtunës në Itali, ndërsa ngjarja është zbardhur ditën e sotme.
Në një lokal nate në Alba Adriatica të Italisë një shqiptar është qëlluar me thikë ndërsa i plagosur rëndë me armë mbeti edhe një italian.
Ngjarja ndodhi pas sherrit me kamarierin e lokalit, i cili rezulton të jetë Arlin Cera, 33 vjeç.
Ky i fundit ka debatuar me italianin Lillo Luciani, 38 vjeç nga Bari.
Pas diskutimit brenda lokalit italiani e qëlloi me thikë kamarierin shqiptar dhe bashkë me dy persona të tjerë e rrahën. Në mbrojtje Cera mori një armë zjarri dhe në ambientet e jashtme të lokalit qëlloi mbi italianin. Ai shtiri dy herë me armë ndërsa plumbat e kapën në bark 38-vjeçarin i cili është në gjendje të rëndë.
Të përfshirë në sherr ishin edhe dy persona të tjerë, por emrat e tyre nuk bëhen ende të ditur.
Mësohet se kamarieri shqiptar është qëlluar me thikë në trup dhe parakrah. Të dy të plagosurit janë me precedent të mëparshëm penale. Shqiptari para pak kohësh ishte kapur me mallra të vjedhur.
Ndërkohë Hotel Atlante ku ndodhi ngjarja është ende nën sekuestrim.