Prej muajsh, që prej fillimit të sezonit, dy televizionet kombëtare TV Klan dhe Top Channel janë në një garë për audioencë. Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel, Albert Veliu ose i njohur ndryshe si Babalja, dha një intervistë ekskluzive. Ndonëse ishte hera e parë që Babalja, pasi tronditi klasën politike, dilte në një intervistë sërish Top Channel nuk mundi që të kryesonte audiencën, sikurse nuk e ka bërë asnjëherë gjatë këtij sezoni të ri televiziv.
“Opinion” i Blendi Fevziut, në TV Klan që trajtonte temën e bixhozit nëse do të mbyllet apo jo, e propozuar nga kryeministri Rama, për mbylljen e lotove dhe basteve ishte ai që kryesoi audiencën. Në grafikun që CNA.al ka siguruar duket që pas TV Klan dhe Top Channel, vjen News24 e më pas Vizion Plus, me emisionin e Sokol Ballës “Real Story”, ku temë diskutimi mes analistëve ishte sërish propozimi i Ramës, për mbylljen e pikave të basteve.