Loading...

Humbja e Dritan Hoxhës në aksident, e biija bën rrëfimin e bujshëm: Kam fajësuar mamin tim

Vetëm pak javë më parë ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, në një ceremoni të kushtueshme të mbajtur me Como të Italisë, ndërsa “dëshmitari” i dasmës ishte djali i vogël i tyre, London.

Sara Hoxha dhe Ledion Lico, së fundmi i kanë habitur paksa fansat me një “risi” që sollën. Në një intervistë për “Who”, Ledioni ka intervistuar të shoqen e tij, e cila ndër të tjera ka treguar një pjesë të rëndësishme nga jeta e familjes së saj, humbjen e jetës së të atit, ShkodraNews.

Ledioni: Përpara se të vazhdojmë me historinë tonë, e nisim nga mami. Si do e përshkruaje marrëdhënien tënde me Vjollcën; si ka ndryshuar ajo pas humbjes së babit, pastaj fakti që është gjyshja e London, pa harruar që ndan biznesin me të, është “Presidentja e Top Medias“?

Sara: Në fillim unë dhe mami im nuk ishim shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Unë isha më tepër vajza e babit, isha më e lidhur me të. Mami ishte tërë kohës aty, e merrja pak për të mirëqënë, ndërsa babit ia ndjeja mungesën, doja ta kënaqja, ta bëja të ndihej krenar. Pastaj kur babi ndërroi jetë, gjërat morën pak për kot. Nuk është se nuk e doja, se unë vdes për mamin tim, por e bëja atë me faj që babi nuk ishte më. Ishte mbase mënyra ime për t’u përballur me humbjen. Për të do të ketë qënë shumë e vështirë kjo pjesë, por kur e mendoj, isha akoma fëmijë kur ai iku.

Pastaj gjërat ndërruan kur u lidha me ty, sepse më shihte si të rritur, më të pavarur, pra kishim një komunikim të ri dhe më pas kur linda London, arrita të kuptoj vërtet se sa shumë ka bërë ajo për mua, për ne. E shihja vetë se sa e vështirë ishte të rrisje një fëmijë, sa përgjegjësi ke dhe i shtoja dhe faktin që babi nuk ishte aty për të, ajo ishte vetëm, vetëm në familje, vetëm në biznes, por si një Super Grua! Mami im është gjithçka. /ShkodraNews

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com