Drejtori i Hipotekës në Sarandë, Gledis Duka është shkarkuar, pas vetëm 3 muaj e gjysmë në detyrë,.Kujtojmë që Duka shpesh herë është akuzuar nga PD se ishte lajmëruar në mënyrë të paligjshme si Zv/Regjistrues e më pas si Regjistrues në Hipotekën e Sarandës, pavarësisht se kishte vetëm 6 muaj eksperiencë në sektorin privat. Shpeshherë ai është denoncuar në media për kaosin e krijuar në hipotekën e Sarandës 3 muajt e fundit.
“Partia Demokratike dega Sarande, denoncon me force komandimin si Regjistrues te ZVRPP Sarande, te shtetasit Gledi Duka. Komandimi i tij bie ndesh me ligjin per ZVRPP, ku percaktohet qarte qe Rregjistruesi duhe te kete pervoje pune jo me pak se 5 vjet ne administraten publike dhe te kete specializime ne fushen e vleresimit te pasurive te paluajtshme.
Ky shtetas, ka eksperience pune vetem 6 muaj ne sektorin privat dhe 3 muaj ne administraten shteterore”, shkruante PD në reagimin e saj disa muaj më parë.