Kombëtarja Shqiptare ka pësuar humbjen e dytë, pas asaj me Skocinë për Ligën e Kombeve. Madje, me të njëjtin rezultat, 2 – 0. Por, ndryshe nga ndeshja e parë, ndaj Izraelit kemi luajtur më mirë, por pa ditur të shfrytëzojmë këtë faktor.
E nisëm mirë këtë ndeshje me një goditje të rrezikshme nga Balaj. Por, atë që nuk e bën sulmuesi shkodran e bën më së miri Hemed, që zhbllokon shifrat në minutën e 8-të. Kuqezinjtë mundohen të reagojnë, por nuk arrijnë të barazojnë.
E njëjta paraqitje edhe në të dytën. Madje, kontrollojmë edhe lojën ndaj vendasve, por pavarësisht tentativave, goli na mungon. Mungon për ne por jo për vendasit, që gjejnë edhe të dytin në minutën e 83-të me anë të Seba. Gol që i jep goditjen e fundit kombëtares tonë. Kësisoj, pas 3 ndeshjesh ndodhemi në vendin e tretë ( të fundit ) me vetëm 3 pikë, aq sa Skocia, ndërsa Izraeli kryeson me 6 pikë. /Shkodranews