Nje punonjes policie eshte ndaluar per falsifikim ne procedurat e pajisjes me pasaporta biometrike.
Me shkresen nr.2033 Prot., date 19.08.2016, Kom i Pol Malesi e Madhe ka percjelle ne Bashkine Koplik 12 praktika te personave qe kane aplikuar per t`u pajisur me pasaporte biometrike.
Diten ne fjale, sipas procesverbalit perkates te kqyrjes, ne Kom e Pol.M.Madhe ka qene ne detyre si patrulle oficeri Faik Ujka.
Po ashtu, sipas procesverbalit te kqyrjes se regjistrit ne ZGJC Koplik rezulton se praktikat me shkresen nr.2033 Prot., date 19.06.2018 jane dorezuar nga punonjesi i policise Faik Ujkaj.
Sipas aktit te ekspertimit perkates ka rezultuar se emri i shtuar ne shkresen nr. 2033 Prot., date 19.08.2016 si dhe shkrimet ne formularin e aplikimit per pajisjen me pasaporte biometrike ne emer te shtetasit Admir Piranaj jane shkruar nga i dyshuari Faik Ujkaj, si dhe vulat e K.P.M.Madhe dhe nenshkrimi i shefit te komisariatit ne farmularin e pajisjes me pasaporte biometrike ne emer te shtetasit Admir Piranaj, jane te falsifikuara.