Loading...

Alarm në Evropë për uraganin ‘Leslie’

Gadishulli Iberik në pritje të uraganit Leslie. Sipas Qendrës për Uraganet të Miamit në SHBA, uragani me forcën 1 aktualisht do të sjellë mbi Spanjë e Portugali shira të rrëmbyeshëm të shoqëruar me erëra të forta. Në kalimin e tij në oqeanin Atlantik, uragani Leslie ka udhëtuar me shpejtësi 57 e deri në 130 km në orë.

Alarmi nga shërbimet meteorologjike është hedhur fillmisht për ishullin e Madeirës që pritet të jetë i pari që do të preket, e më pas për t’u spostuar në gjithë Portugalinë e Spanjën.

Ndërkohë, Azia vuan pasojat e motit ekstrem. Të paktën 27 persona kanë humbur jetën, mes të cilëve 12 fëmijë  nga përmbytjet e shkaktuara në ishullin indonezian të Sumatrës. Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar rreshkitje masive të tokës duke zënë përfund një shkollë islamike. Si pasojë, 29 fëmijë janë rrëmbyer nga një lumë balte, por autoritetet kanë arritur të shpëtojnë 17 prej tyre, ndërsa 12 të tjerë kanë gjetur vdekjen.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com