Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka reaguar pas kërkesës për lirim të Rexhep Rrajës. Ajo thotë se luksi i Xhisielës është si makiazh për atë çfarë i ka bërë djali i Rrahmanit.
“Rexhep Rraja ka kërkuar lirimin me pretekstin se Xhisiela ka tërhequr denoncimin!
Po pse Xhisiela e paska tërhequr përsëri denoncimin? A u kërcënua përseri ajo? A u vërtetua vallë se cigaren e kishte fikur vetë në trupin e saj?
Xhisiela Maloku u filmua se fundmi teksa drejtonte një makinë të vitit 2017 që kushton mijëra euro. Gjithashtu, gazetarët vunë në dukje celularin iPhone X dhe syze Gucci, që po ashtu kushtojnë qindra euro.
Ku mund t’i ketë gjetur Xhisiela kaq shumë para?!
A janë këto indicie se Xhisiela Malokun e kanë detyruar të tërheqë denoncimin, dhe a janë përfshirë nga prokuroria në hetim?
Me Edi Ramën në krye të institucioneve, krimi është gjithmonë i pafajshëm dhe viktima fajtor”, shkruan Zhupa.