Kanë kaluar kohë që Ish-ministri Tahiri u akuzuar për përfshirje në trafik droge.
Çështja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, prej disa kohësh nuk ka qenë më në qendër të vëmendjes politike dhe të medias, ndërsa shtyrja e seancave ka bërë që prokuroria ende të mos dal në një vendim përfundimtar në lidhje me hetimet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të Habilajve, që u godit në Itali.
Ditën e hënë përfundon afati i hetimit, pas dy shtyrjesh dhe prokuroria pritet të dalë me një vendim nëse do ta dërgojë për gjykim ish ministrin Tahiri, apo do të pushojë çështjen ndaj tij.
Mësohet se, Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të vendosë mbi fatin e procedimit penal të nisur ndaj ish-ministrit të Brendshëm. Bëhet me dije se grupi i hetimit të kësaj çështjeje pritet të kërkojë dërgimin për gjykim të Tahirit.
Kërkesa që do të bëhet nga Gjykata e Krimeve të Rënda do të vendosë mbi fatin e dosjes “Tahiri”. Kujtojmë që, më herët Prokuroria ka ngritur dyshim se grupe kriminale kanë përdorur makinën apo mjete detare në emër të Saimir Tahrit për të transportuar lëndë narkotike.
Kujtojmë që, të njëjtën dosje me ish ministrin Tahiri, është edhe ish financieri i grupit të Habilajve, Nezar Seiti, i cili në rrugë esktraproceduriale u ekstradua në Itali, por që më pas autoritetet italiane e liruan dhe aktualisht ai është në pritje të gjykimit nën masën e sigurisë arrest shtëpie./korrieri