Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka denoncuar sot një tjetër skandal që po ndodh në vend. Me anë të një postimi në Facebook, Boçi, shkruan se edhe pse 4 vite më parë u trumbetua me të madhe ligji për sportin, sot sportistët trajtohen në mënyrën më të keqe të mundshme.
Boçi ka sjellë në mend historinë e kampionit të Europës, Briken Çalja, i cili ende nuk ka marrë asnjë shpërblim nga shteti shqiptar për titujt e fituar.
STATUSI
DEREXHEJA E SPORTIT
Megjithëse u miratua me tam-tame, vetëm pas katër vitesh në qeverisje, Ligji për Sportin u paraqit sikur do sillte mrekullinë e tetë në Shqipëri.
Ishte postjehona e europianit të kombëtares e pragzgjedhjesh dhe paragrafët e ligjit u shoqëruan me emfaza që po t’i lexosh e t’i krahasosh me gjendjen e sportit e sportisteve elitarë sot, te vjen një ndjenjë përzierje e pandarë.
Sporti sot as financohet, (vetem) as mbështetet dhe për atë as nuk flitet, përjashto ndonjë mohikan.
Në këtë derexhe është sporti.
Ndërsa ndërtimet e stadiumeve, apo ndonjë terreni, dukshëm nuk janë qarje zemre për të, por për ndërtuesin-klient të rradhës.
Rastet e përçmimit e mosvlerësimit të sportistëve elitarë janë të shumta. Po sjell sot vetëm një.
Atë të Briken Caljes, i shpallur para pak ditësh qytetar nderi i Cërrikut.
Brikeni Calja është peshëngritës i Ekipit Kombëtar që nga 2005. Prej 14 vitesh Kampion Kombëtar absolut.
18 Medalje ari europiane dhe 2 Medalje bronzi botërore. 1 medalje në Lojërat mesdhetare.
Sportisti me rezultatet më të larta në Lojrat Olimpike.
2 here Kampion Europe në kampionatin e fundit në Rumani 2018.
Kampion i trefishtë i Europës me 3 medalje Ari. Megjithëse ka lartësuar flamurin shqiptar, Brikeni nuk është pritur ende nga asnjë instutucion shtetëror, duke filluar nga Bashkia Tiranë, Ministria e Arsimit e Sportit, Kryeministria.
Me e keqja është se Brikenin duan ta shpërblejnë vetëm për një medalje. Por as këto para nuk ja kanë dhënë prej 28 marsit, kur u shpall dhe Kampion Europe. Kjo është e vërteta e hidhur e sportistëve që vuajnë mosvlerësimin moral e financiar të shtetit të sotëm.