Loading...

Tragjedi pranë Shqipërisë, zjarri shkrumbon kamionin, digjen për së gjalli 11 refugjatë

Një tragjedi është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, në Greqi. Një kamion është shkrumbuar plotësisht në zonën e Kavalës, psai është përplasur me një mjet tjetër, duke djegur për së gjalli 11 refugjatë, që ndodheshin brenda kamionit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:15 të mëngjesit, ndërsa është plagosur dhe shoferi i kamionit.

Mediat greke raportojnë se mjeti me refugjatët po shkonte për në Selanik, ndërsa ishte duke shkuar në Kavala. Sipas hetimeve të para, shkak i aksidentit ishte shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonte mjeti.

Sipas mediave greke, për shkak se trupat janë djegur identifikimi i tyre është thuajse i pamundur duke e bërë të panjohur edhe kombësinë e tyre.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com