Loading...

Nga e ka origjinën p*rdha me rigon? Profesori i njohur i shuan kureshtjen ish-ministrit

Një situatë gazmore u shënua një ditë më parë në emisionin “Zonë e Lirë”, teksa shpjegohej nga e ka origjinën shprehja “p*rdhë me rigon”.

Një prej të ftuarve të veçantë tek Arjan Çani mbrëmjen e djeshme ishte profesor Edmond Tupja, i cili ka folur në lidhje me librin më të ri të përkthyer në shqip nga ai, i cili tregon për njohjen dhe dashjen e trupit të njeriut.

Teksa Tupja shpjegonte si përherë fakte interesante, një mesazh i lezeçëm mbërrin në telefonin e Arjan Çanit nga ish-ministri Ylli Manjani.

Ky i fundit pyet profesorin nëse di t’i shpjegojë se cila është origjina e shprehjes së famshme shqiptare “pordhë me rigon”.

E si përherë, profesori e ka përgjigjen gati.

Ai sqaroi:

”Më përpara në Gjirokastër, njerëzit e varfër nuk kishin çfarë të hanin dhe prandaj e ngjyenin bukën me vaj ulliri dhe rigon. Për këtë arsye, edhe p*rdha kur dilte, ishte e ‘rigonizuar”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com