Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet pro një referendumi për rikthimin e dënimit me vdekje. Deklaratën e bëri mbrëmjen e djeshme pasi vizitoi familjet e 3 viktimave në Mat, të cilët u ekzekutuan në krye të detyrës.
Po ashtu kryedemokrati vizitoi edhe të plagosurin që ndodhet në spitalin e Burrelit, Astrit Hani, ndërsa pasi doli nga spitali ka dhënë edhe një deklaratë për mediat.
I pyetur nga gazetarët nëse duhet të ekzistojë dënimi me vdekje në Shqipëri, Basha u shpreh se ky vendim i përket popullit, por kur PD të vijë në pushtet do bëjë referendum mbi ketë çështje.
Me gjithë këto ngjarje që po ndodhin a duhet të jetë dënimi me vdekje?
“Kjo është një çështje që i takon qytetarëve shqiptarë, por unë personalisht jam i gatshëm që këtë pyetje tja shtroj popullit shqiptar qoftë edhe si referendum në momentin që PD do marrë përgjegjësinë për të qeverisur vendin”, tha Basha.