Loading...

Do divorcohet nga Presidenti Donald Trump? Flet Zonja e Parë

Melania Trump ka folur lidhur me spekulimet në lidhje me qëndrueshmërinë e martesës së saj.  Zonja e parë ka thëne se pretendimet për lidhjet jashtëmartesore të bashkëshortit Donald Trump, nuk janë në fokusin e saj, pasi “ka gjëra më të mira për të bërë”.

Në një intervistë për ABC News, ajo ka thënë se spekulimet në media në lidhje me martesën e saj nuk ishin të këndshme.

E pyetur nëse e do Presidentin Donald Trump ajo është përgjigjur “Po, ne jemi në rregull”.

Presidenti Trump ka mohuar se ka pasur lidhje jashtë martesore, ndërkohë që ylli pornografik Stormy Danield dhe ish modelja e Playboy, Karen McDougal kanë deklaruar se kishin fjetur me Donald Trump.

Zonja Trump tha se e donte bashkëshortin e saj dhe se mbulimi i medias për marrëdhënien e tyre nuk është gjithmonë i saktë.

“Nuk është diçka që më brengos dhe nuk jam e fokusuar aty. Jam nënë dhe Zonjë e Parë dhe kam gjëra shumë më të rëndësishme për të menduar e për të bërë. Unë e di çfarë është e drejtë, çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo”, ka deklaruar ajo.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com