Kontinenti australian është një nga vendet ku në njërën anë mund të ketë zjarre masive, ndërsa në tjetrën mund të ketë stuhi të fuqishme breshëri apo bore.
Queensland, në verilindje të Australisë, është përfshirë ditët që lamë pas nga stuhi dhe tornado, duke lënë pas një vend të shkatërruar.
Këtë e dëshmon edhe Fiona Simpson, e cila ka publikuar në Facebook plagët e marra nga kokrrat e breshrit që ishin më të mëdha se topat e tenisit.
Fiona Simpson ishte në makinë me vajzën e vogël dhe mamanë e saj në momentin që stuhia është egërsuar dhe në pak minuta janë thyer të gjithë xhamat e makinës nga breshëri.
Ajo ka mbuluar me trupin e saj vajzën e vogël në mënyrë që të mos merrte lëndime, por tanimë trupi i saj është bërë “sikur i ka kaluar kamioni sipër”, e thënë me fjalë të thjeshta.
Fatmirësisht të treja janë jashtë rrezikut për jetën edhe pse me disa lëndime, ku më të rëndat i ka marrë Fiona.
Zonja Simpson është shprehur:
Mora një mësim të mirë, që kurrë të mos vozis më me makinë kur bie breshër. Ishim në makinë dhe pamë që gjithçka po merrte në një anë nga erërat e forta, kur papritur nisi edhe breshëri shkatërrues.”
Byroja e Meteorologjisë ka parashikuar më shumë stuhi për Queensland këtë të premte, deri në 50mm shi.