Ne kuader te 60-vjetorit te krijimit te shkolles Pedagogjike ”Jani Minga”, ish –maturantet e vitit 56-66 u kthyen për të takuar njëri-tjetrin e për të kujtuar kohët e shkollës.
Përpara 58 viteve, ata ishin aty, në derën e shkollës, gati për të zënë vend dhe për të filluar apelin. Sot pas kaq vitesh fillimisht u takuan me njeri-tjetrin ne oborrin e godines B te universitetit “Ismail Qemali” te Vlores, aty ku dikur funksiononte shkolla pedagogjike”Jani Minga”.
Te rikthyer pas 58 viteve, ish studentet e dikurshem sot rikthehen me nje tjeter status me ate te mesuesve dhe profesoreve te cilet te shperndare ne rrethe te ndryshme madje dhe pertej kufijve kane edukuar breza te tere. Ne ceremonine e organizuar Ish-maturantet e ish –shkolles Pedagogjike ”Jani Minga” perjetuan sot emocionet e mbartura nder vite duke kujtuar me nostalgji vitet e dikurshme shkollore, ndersa risollen ne kujtese edhe profesoret e dikurshem dhe shoket e klases qe sot nuk jetojne me…. Një takim kryesuar nga emocionet, i përzier mes mallit dhe kujtimeve. Fytyra të njëjta, por tanime me peshen e viteve mbi supe. U çmallën me njëri-tjetrin dhe filluan të bisedonin njesoj si dikur.
E cuditshme, teksa i shikoje e dukej se biseda pavaresisht rendjes se kohes, largesise se viteve, distances dhe ndasive te vet jetes biseda kishte mbetur aty, ne vitet 56-66 kur konkluduan kater vitet e studimeve ne ish shkollen pedagogjike Jani Minga, pas perfaqimeve plot mall, maturantet tanime me nje tjeter status hyne ne klase në klasë duke u ulur të gjithë nëpër bankat e tyre, ashtu si dikur. Veçse bankat nuk ishin të njëjtat. Ato ishin zëvendësuar nga të tjera, të reja dhe plot shkëlqim. Një takim gjithë emocion, i përzier mes mallit dhe kujtimeve. Maturantet e vitit 1956-66 të diplomuar ne degen e mesuesise dhe me karriera e gjurmë të rëndësishme ndër vite, duke dhënë kontribut në edukimin e brezave dhe në ndërtimin e vendit, duke qenë mbi të gjitha qytetar të denjë të kësaj shoqërie me nostalgjine e 58 viteve viteve kaluan nje dite me simbolike te vecante per gjithesecilin.