Ju ka ndodhur që pasi të keni bërë një vizitë në një spital shtetëror të jeni kontaktuar nga një spital privat që ju bën oferta për ekzaminimin e shëndetit tuaj?
Nëse jo, mos u habisni po të ndodhë. Kjo pasi mjekët shqiptarë nuk e ruajnë privatësinë e pacientëve të tyre si diagnoza apo nr. i telefonit.
Ndonëse ruajtja e të dhënave personale është një e drejtë themelore e pacientit në Shqipëri nuk funksionon kështu.
Komisioneri i Ruajtjes së të Dhënave Personale, Besnik Dervishi ka treguar për TCH:
“Kemi zhvilluar në dy vitet e fundit 300 hetime administrative, 40 prej të cilave janë të përqendruara në sektorin e shëndetësisë. Ka pasur shkelje të karakterit: Dosje shëndetësore të pacientit, të dhënat që gjendet në institucionin publik gjendjen papritur në një spital privat. Na vijnë nga të gjitha llojet e ankesave, që nga mos ruajtja e të dhënave personale deri tek filmimet dhe keqpërdorimi i tyre.”
Me institucionet shëndetësore private dhe jo vetëm në kompjuterin ku ruajnë dosjet e pacienteve kanë akses disa persona dhe kjo konsiderohet shkelje ku shumë klinika shëndetësore private dhe publike janë ndëshkuar me gjobë.