Megjithëse është edhe vetë, pacient kronik në disa shërbime mjekësore “speciale”, kryeministri Edi Rama, nuk ka rritur pagat e punonjësve të shërbimit bazë mjekësor, por vetëm pagat e shefave të kupolës mjekësore në ministri, në drejtoritë shëndetësore rajonale, të shefava, nëpër bashki e qarqe, të institucioneve qendrore dhe spitaleve rajonale.
Sipas VKM Nr. 555, datë 29.9.2018, të publikuar në datën 9 tetor 2018, kryeministri Rama, ka dyshifuar vetëm pagat e shefave të shëndetësisë, të cilët përveç pagës së shtetit, kanë nga 4-5 biznese ilaçesh e klinikash private dhe nga 3-4 bordero mujore, ndërkohë që mjekët dhe infermierët, i la përsëri, me paga 31 mijë lekë në muaj, aq sa ministrat, paguajnë 1 shishe verë në dreka e darka dhe aq sa deputetët, i marrin vetëm dieta mujore nga shteti, për të fjetur në hotele.
A mund të qëndrojnë më, infermierët dhe mjekët në Shqipëri, kur ky kryeministër, përveç kushteve mizerje dhe pasigurisë në punë, presionit partiak për largime nga puna dhe mbajtjes së vendeve të punës me ryshfete, i lë edhe me paga lëmoshë?
Vetëm 31 mijë lekë të reja e kanë pagën mujore, infermierët dhe 36 mijë lekë të reja kryeinfermierët e përveç kësaj, duhet të dëgjojnë çdo mëngjes, drekë e darkë, edhe “pordhët” e fjalimet 3-4 orëshe, të kryeministrit hajdut, matrapaz, mashtrues e demagog.
Ndaj po ia mbathin mjekët e infermierët, sepse janë bindur tashmë, që me këtë kryeministër dhe me këtë politikë majtas e djathtas, të degjeneruar moralisht e të zhytur në krim dhe korupsion, nuk do të ketë as vlerësim as ritje pagash, as pensione normale, as siguri për vendin e punës dhe të jetës në spitale.
Sipas të dhënave, mjekët dhe infermierët shqiptarë, që shteti i ka lënë me paga lëmoshë dhe në kthetrat e nepotizmit e militantizmit partiak, po vazhdojnë të ikin në Gjermani e ku të munden, mjafton të shpëtojnë nga “xhungla” dhe mjerimi në Shqipëri.
Deri tani, janë “arratisur” pa kthim, 2985 infermierë dhe mbi 700 mjekë , ndërkohë që mbi 2000 infermierë dhe 1000 mjekë të tjerë, kanë bërë gati, letrat zyrtare, për të shkuar të punojnë me dinjitet, të lirë, të qetë e paga të larta, atje ku nuk ka ministër shëndetësie batakçi e hajdut dhe kryeministër të xhindosur, megaloman, hajdut, kriminel, harbut e palaço cirku, por ka vetëm vlerësim pune dhe shtet ligjor.
Po ikin e do vazhdojnë të ikin, gjithë imfermierët dhe mjekët, mbasi ministria që drejtohet nga fyçka dhe sekserja Manastirliu, sipas portalit qeveritar, ofron vetëm 400 vende pune në vit për infermierë, ndërkohë që 10 universitetet shtetëror e privatë në Shqipëri, nxjerrin 3000 infermierë në vit!/Pamfleti
Ja disa nga pagat e rritura, për kupolën e shëndetësisë dhe paga e infermierit
Drejtor i Përgjithshëm: 118 mijë e 100 lekë, Zv/drejtor i Përgjithshëm: 100 mijë lekë, Drejtor Drejtorie në Drejtorinë Qendrore: 100 mijë lekë, Drejtor i Drejtorisë Rajonale: 95 mijë lekë
Përgjegjës Sektori në Drejtorinë Qendrore: 80 mijë e 700 lekë, Drejtorie Rajonale Shëndetësie: 80 mijë e 700 lekë, Drejtor i Kujdesit Shëndetësor në Qark: 90 mijë e 800 lekë, Drejtor i Kujdesit Shëndetësor në Bashki: 80 mijë e 700 lekë, Kryeinfermier dhe Kryevaksinator: 35 mijë e 200 lekë, Infermier, Qendrat e Shëndetit Mendor: 36 mijë lekë, Infermier i zakonshëm: 31 mijë lekë