Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një aksident në afërsi të Lungomare. Një makinë tip Ford Mondeo ka frenuar papritur dhe për pasojë makina që ndodhej mbrapa, nje Ford Fokus, është përplasur me të. Për pasojë një pasagjere femër që ndodhej në makinën Ford Fokus është lënduar.
Pasagjerja është dërguar në Spitalin Rajonal te Vlorës, por pa pasoja të rënda.Pas publikimit te Vlora Lajme reagon dhe policia e Vlores.
Njoftimi i policise: Vlorë Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin: Agim Skëndaj, 47 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë aksin rrugor të Lungomares, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Ford” në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër tip “Ford” dhe si pasojë ka mbetur e dëmtuar pasagjerja që ndodhej në mjetin e fundit, M.M, 20 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë” dhe “Drejtimi i autormjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.