Loading...

Babalja/ “Presim shpalljen e emergjencës kombëtare”

Nga Astrit Patozi
BABALJA, SI EMERGJENCË KOMBËTARE
Nuk mbaj mend asnjë rast tjetër të ngjashëm. Janë 6 debate televizive njëkohësisht sonte në “prime time”, që të gjitha me një temë, “Babalen”. Që do të thotë, në një farë mënyre, se ky është problemi kryesor që ka Shqipëria sot, për të mos thënë i vetmi.

Tani pritet vetëm që të dalë dikush e të shpallë gjendjen e emergjencës së përgjithshme kombëtare, për mbylljen e shkollave, fabrikave, furrave të bukës, restoranteve po e po, madje edhe spitaleve, derisa të zgjidhet kjo çështje.

Unë nuk them dot se ata që e gatuan serialin e neveritshëm me Babalen e kanë bërë qëllimisht, por ky është një rekord i zi i degradimit të politikës në Shqipëri. A thua se nuk jemi i njëjti vend ku çmimi i karburanteve po rritet në shifra të frikshme, ku krimi po bën kërdinë në mes të kryeqytetit, ku shteti po vidhet në çdo qelizë nga zyrtarët e vet dhe ku shqiptarët po ikin nga sytë këmbët çdo ditë prej atdheut te tyre.

Dhe është jashtë çdo dyshimi, që qeveria është pala më e interesuar për t’i zhvendosur temat e mëdha të debatit politik në banalitete ordinere si gjella, që po u serviret sot në tavolinë praktikisht çdo shqiptari që ka një aparat televizori në shtëpi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com