Drejtësia e kalbur shqiptare po nxiton të nxjerrë nga burgu gjithë kriminelët dhe të zyrtarët e korruptuar, teksa po i troket fundi. Spastrimi ka nisur dhe shumë shpejt pritet të marrë goditjen fatale korrupsioni në sistemin e drejtësisë, por edhe më lartë, në politikë.
Njerëzit e korruptuar të drejtësisë po i shfrytëzojnë orët e fundit për të liruar ‘kokat’ e krimit dhe korrupsionit. Kohët e fundit, janë marrë një sërë vendimesh skandaloze nga drejtësia e mbytur në korrupsion, e cila ka hapur dyert e burgjeve për shumë zyrtarë të lartë, ose kriminelë të lidhur me politikën.
Rasti më i bujshëm ishte ai i Ermal Hoxhës, nipit të ish-diktatorit Enver Hoxha, i cili u la i lirë me kusht pak javë më parë. ‘Bosi’ i kokainës, Ermal Hoxha, ishte arrestuar për kokainën e Xibrakës, ku u zbulua laboratori modern i prodhimit dhe përpunimit të lëndës narkotike.
Një tjetër vendim skandaloz i drejtësisë ishte lirimi i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zotoi LSI, i cili ishte arrestuar për abuzmin me tenderat e ushqimit të të burgosurve. Zoto nuk u mjaftua me lirinë, por kërkoi dhe dëmshpërblim për kohën që qëndroi pas hekurave.
Menjëherë pas tij, ishte gjyqtari Shkëlqim Miri, i cili u arrestua një vit më parë, pasi ju gjet në banesën e tij një shumë prej gati 30 milionë lekë të reja të pajistifikuara prej tyre. Por, kur po bën vitin në qeli, Prokuroria ka urdhëruar që gjyqtarit t’i hiqet sekuestro për 30-milionëshin, që e çoi atë në burg.
Ndërsa, vendimi më i pafalshëm i drejtësisë shqiptare është ai i ditës së sotme. Gjykata ka hapur dosjen më skandaloze të vjedhjeve galopante me rrugët, duke i dhënë lirinë njërit prej zyrtarëve të mbytur në kororupsion. Bëhet fjalë për rrugën Tiranë-Elbasan, përmes së cilës zyrtarët e LSI i zhvatën shtetit mbi 53 milionë dollarë. Në pranga ra ish-drejtori i rrugëve, Dashamir Xhika, dhe dy vartësit e tij, ku njëri prej tyre, Aksel Qurduku, ka fituar sot lirinë.
Këto janë disa ‘koka’ që kanë lënë qelitë, ndërsa pritet që drejtësia e kalbur të vijojë edhe për pak kohë me vendime të tilla skandaloze, derisa të marrë goditjen më të madhe dhe të pastrohet plotësisht nga të korruptuarit dhe ‘skuthët’ që punojnë për politikanët./Pamfleti