Era e keqe e gojës është një shqetësim që prek shumë njerëz, dhe kjo vjen për disa arsye. Shkaku kryesor janë infeksione të dhëmbëve, higjiena e dobët dentare, pirja e cigares, mund të vijë si shkak i sëmundjeve që vijnë nga trakti gastrointestinal. Apo veshkave, etj, shkruan ShkodraNews.
Por ka disa mënyra të thjeshta dhe natyrale të cilat ju vijnë në ndihmë nëse keni këtë shqetësim:
1) Karafili- Kjo barishte ka shumë potencial në luftën kundër halitosis. Përtypeni atë pas çdo vakti dhe ju do të keni frymë të freskët.
2) Fërkoni butësisht gjuhën, me furçën e dhëmbëve, për të eliminuar mbetjet e ushqimit- Duke bërë këtë, ne kemi minimizuar mundësitë e rritjes së baktereve në gojën tonë. Soda bikarbonat është gjithashtu një nga përbërësit, që ju mund të shfrytëzoni për të shmangur halitosis. Duhet vetëm të shtoni sodën në ujë dhe bëni gargarë me të.
3) Majdanozi- Majdanozi ka një substancë të quajtur klorofil. Kjo substancë është e njohur si deodorant i frymës. Ai eliminon çdo aromë të keqe nga goja juaj. Mund ta përdorni si një lëng ose ta përtypni. Gjithashtu, mund të hani gjethe a po vaj m ente. Ajo është ilaç shumë i mirë për të shmangur aromën e keqe.
4) Përfshini fruta të ndryshme dhe perime në dietën tuaj normale- Kjo do t’ju ndihmojë në shmangien e këtij problemi. Shumë thelbësore është të rrisni konsumin e ushqimit të pasur me vitaminë C dhe E. Këto vitamina janë efektive në shërimin e halitosis.
5) Zgjidhni një shpëlarës goje që përfshin eukaliptol- Kjo është e dobishme për të reduktuar frymën e keqe. 6) Gjithashtu mund të përzieni vaj rigoni në ujë dhe ta pini./ShkodraNews