Loading...

Shpëtoni nga sëmundjet e gjakut, kura me vaj ulliri dhe lule kamomili ju zgjat jetën

Vetitë kuruese të kamomilit janë të njohura në të gjithë botën, e po ashtu edhe ato të vajit të ullirit. Kamomili është një bimë e cila që në lashtësi është përdorur për të kuruar sëmundje nga më të ndryshmet.

Vetitë janë të shumta, duke nisur nga problemet me lëkurën e deri tek pastrimi i enëve të gjakut. Vetitë kuruese të kamomilit janë të njohura në të gjithë botën, e po ashtu edhe ato të vajit të ullirit.

Diçka e tillë ndihmon në parandalimin dhe lehtësimin e komplikimeve që sjell sëmundja e diabetit. Lulet e kamomilit janë përdorur për çajra qetësues, dhe për të luftuar ankthin e stresin.

Vaji me lule kamomili, ndihmon të gjithë sistemin kardiovaskular.Ai le htëson qarkullimin e gjakut, e pastron atë nga ngurtësimet e qelizave të gjakut (tromboza) dhe përshpejton procesin e oksigjenimit të tij.

Si të përgatisim vajin me lule kamomili

Për këtë kurë mund të përdorni lule kamomili të thara. Mund t’i blini në farmacitë bimore, ose të përdorni kamomilit të freskët.

Nëse përdorni kamomil të freskët, duhet të këpusni lulet nga pjesa tjetër e bimës.

Në një kavanoz qelqi, hedhim tre gota me vaj ulliri, më pas shtojmë rreth 3-4 lugë gjelle me lule kamomili.

Me ndihmën e një luge të përzieni përbërjen, në mënyrë që lulet të jenë të zhytura plotësisht në vaj.

Më pas e mbyllim kavanozin me kapak, dhe duhet ta vendosim në një vend me dritë.

Përbërjen do ta lini kështu për dy javë, në këtë mënyrë lulet e kamomilit do të kenë lëshuar të gjitha enzimat e tyre tek vaji i ullirit.
Si të ruani dhe ta konsumoni vajin me lule kamomili
Pasi të kenë kaluar dy javë, kullojmë lulet e kamomilit, dhe vajin e hedhim në një tjetër enë qelqi.

Këtë përbërje ruajeni në një vend të freskët, ose në derën e frigoriferit.

Këshillohet që të konsumohet një lugë gjelle esëll në mëngjes, të vazhdohet kështu derisa të ketë mbaruar përbërja.

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore./Agroweb/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com