Shtimi në peshë është një problem që vështirë të menaxhohet, dhe shpesh duket se lufta me peshën, humbet.
Por nesh keni kurajë dhe jeni këmbëngulës mund t’ia dilni që të eliminoni kilogramët e tepërt dhe ta ktheni trupin tuaj në më të shëndetshëm dhe më të bukur, shkruan ShkodraNews.
Një nga mënyrat për ta arritur këtë, është kjo recetë me hudhra.
Çfarë ju duhet:
12 thelpinj të mëdhenj hudhre, Dy kokrra limoni, 1 ½ l ujë.
Si ta Përgatisni
Qëroni thelpinjtë e hudhrës me kujdes dhe më pas shtypni secilin prej thelpinjve përmes një çekiçi kuzhine. Pastroni limonat me ujë të rrjedhshëm dhe prijini në copëza të vogla me gjithë lëkurë. Vendosni ujin në një tenxhere. Shtoni hudhrat e shtypura bashkë me copat e limonit dhe vendosini në zjarr të ziejnë për 15 minuta.
Më pas, kullojeni lëngun dhe pijeni, ndërsa masën e përfituar mund ta ruani në frigorifer.
Lëngun e përftuar mund ta ndani në tre doza për çdo ditë. Rekomandohet që të pini nga një filxhan çaji me këtë lëng para secilit nga tre vaktet e ngrënies. Kura përdoret për tre ditë rresht. Ajo ndihmon organizmin për një pastrim rrënjësor të tij duke ndikuar në shkrirjen e yndyrës së tepërt në zonën e barkut. Efektet e kurës ndihen pas një jave. /ShkodraNews.