Një histori që fatmirësisht nuk ka përfunduar siç është nisur. Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Xhoni Qëndraj, 22 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Vlorë.
Kjo pasi shtetasja me iniciale F.A., 17 vjeçe, banuese në Vlorë, ka deklaruar se shtetasi Qëndraj e kishte marrë atë nga Vlora me qëllim për ta trafikuar në shtetin Grek.
Në momentin e konstatimit dhe kapjes së këtij shtetasi në Pikën e Kalimit Kufitar Sarandë, Xhoni Qëndraj ka bërë rezistencë duke mos iu bindur shërbimeve të policisë me qëllim që të kalonte kufirin bashkë me shtetasen e mitur të cilën e kishte marrë me vete.
Gjithashtu, Xhoni Qëndra është një nga bashkëpunëtorët në lidhje me operacionin “Four” më datë 03.10.2018, ku u dokumentuan 10 vjedhje.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Trafikimi i të miturve” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 128/b dhe 242 të Kodit Penal.