Vlorë Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit: Dionis Muhametaj, 28 vjeç, banues në fshatin Drizë, Fier. Elseo Bendaj, 24 vjeç, banues në fshatin Peshtan i Vogël, Fier.
Policia ka bërë arrestimin e këtyre shtetasve në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonin këta persona, u janë gjetur dhe sekuestruar 2 mjete prerëse “thika”, në cilësinë e armëve të ftohta.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, neni 279/2 i Kodit Penal.