Me personave që kanë rënë në rjetën e përgjimeve të prokurorisë që zhvillonte hetime për dosjen “Babale”, është dhe ish-zv/drejtori i policisë së Tiranës Erzen Breçani. Ky i fundit është telefonuar nga Alizoti duke i thënë se gjithçka ka qënë e sajuar dhe fallco, por në mënyrë që ai të mos fliste duhet të bëhej pagesa, e premtuar. Nga ana tjetër Breçani i ka pohuar se nuk bëhen këto punë, duke marë në qafë njerëz kot dhe për të përfituar azilin jashtë shtetit. Biseda është përgjuar në 29 maj 2018 mes Breçanit dhe Alizotit, ku ky i fundit tregon se ka bërë zërin e Agron Xhafajt.
Ndërkohë në 1 qershor Alizoti ka telefonuar numrin 129 të policisë së Shtetit, duke u lidhur me Drejtorinë e Policisë Qarkut Fier. Pas një komunikimi të shkurtër me punonjësin e sallës operative, Alizoti është lidhur ne telefon me drejtorin e Policisë Qarkut Fier, duke treguar të gjithë të vërtetën. Pra nga ana e Alizotit ka pasur një vullnet të plotë për të treguar të vërtetën e kësaj historie, dhe pa pasur ndikimin apo presionin e ndonjë personi tjetër. “Shqiptarja.com” zbardh të plota përgjimet e kryera ndërkohë që mësohet se janë rreth 340 faqe përgjime të kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Përgjimi me Erzen Breçanin
Në datën 29 maj 2018 në orën 21:000 përdoruesi i numrit 069XXX200 që rezulton të jetë Erzen Breçani, i telefonoi përdoruesit të numrit 067XXX091 Fredi Alizoti, dhe realizojnë këtë bisedë për premtimin që duhet ta mbante dikush, që e kishte dhënë atë.
BRECANI –Unë nuk kam ditë gjo fare, as u kam thënë hajdeni as hiç, por ai që ju ka premtue, ça u ka thënë, duhet tu rijë tek këmbët e me ja marr (….)