Loading...

Akuza e fortë: Mata pritës i Tahirit në Gjermani. Ngjarja në Bllok për kokainën

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka lëshuar akuza të forta mesditën e sotme në lidhje me lidhjet e krimit me qeverinë.

Duke folur për ngjarjen e rëndë, vrasjen e ndodhur në Bllok, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në selinë blu, Basha deklaroi gjithçka ka ndodhur për pazare droge e jo për një këngëtare.

“Ngjarja e fundit në Tiranë që na u shit si vrasje për një këngëtare, ishte për pazare droge’, theksoi Basha.

Por më pas kreu i PD-së, ka lëshuar akuza të forta për Ervin Matën, të shpallur në kërkim për vrasjen e ndodhur në Bllok.

Sipas Bashës, Mata është pritësi i Saimir Tahirit në Gjermani.
‘A e dini me kë ishte Saimir Tahiri në Gjermani? Ishte më këtë Matën, që u përplas me bandat rivale dhe kjo ndodhi në lokalin e Ahmetaj, në zemër të Tiranës’, theksoi gjatë fjalës së tij kreu i PD. Bëhet fjalë për pazare kokaine. Në këtë gjendje që është vendi opozita nuk bën dot prokurorinë por ka për detyrë të paraqesë një alternativë. Ajo që tregon ngjarja e bllokut është se shqiptarët nuk janë më të sigurt në asnjë cep të vendit. Krimi është aty me kobure në brez ulur në të njëjtat tavolina me politikanët kryesorë. Në këtë gjendje ku ndodhet Edi Rama ka kaluar në një fazë të re, në fazën e manipulimit. Për 5 vite mohoi drogën. E keni në intervista, deklarata. Nuk mbeti njëri në botë pa e marrë vesh që Shqipëria u kthye në depo droge dhe pranë e mohon”, deklaroi Basha

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com