Loading...

A po prishet pakti Soros mes 2 “shokëve” që bëjnë pazare për ndarje pushteti

Edi Rama ka kërcënuar sot kryetarin e PD, Lulzim Basha, se do t’i nxjerrë të gjitha pazaret që kanë bërë bashkë që nga viti 2014, për ndarjen e pushtetit, pasurive publike dhe grabitjen e parave të buxhetit të shtetit. Kërcënimi i Ramës vjen pasi Basha e kaloi vijën e kuqe me propozimin për Vetingun në politikë dhe mori Monika Kryemadhin dhe Shpëtim Idrizin në koalicion.

Siç dihet, Rama dhe Basha janë në një aleancë që në fund të vitit 2014, me ndërhyrjen e George Soros, për të luftuar Berishën, Metën, Monikën dhe bandat e tyre. Por, javët e fundit, Rama dhe Basha po e shkelin marrvëshjen që kanë pranuar me ndërhyrjen e Soros.

Ditën e sotme, Rama tha se Basha i kishte kërkuar një pazar për ndarjen e pushtetit, një herë ai dhe një herë Rama. Ky është një mesazh i koduar i Ramës ndaj Bashës, duke e kërcënuar se në ditët në vijim mund t’i nxjerrë pazaret e tjera.

Dihet tashmë se Rama i dha vjehrrit të Bashës 17 milionë euro për pallatin në Vlorë, u ka dhënë leje oligarkëve që t’i japin para kunatit të Bashës dhe gruas së tij, përmes disa kompnive reklamash, u bënë bashkë për ligjin e arsimit të lartë, ndanë bashkë kullat te teatri, qeverisën bashkë vitin e kaluar, etj.

Mesazhi i Ramës për Bashën: “Ua them unë, sepse ma ka thënë Luli, pushtetin me marrëveshje në tavolinë; Njëherë ti, njëherë unë. Por është e vetmja gjë që unë Lulit nuk ia jap dot. Mund t’i jap dhe gjysmën e zemrës, por këtë nuk ia jap dot, sepse pushteti nuk është i yni, është i atyre që kanë votën dhe ata, edhe po të dal unë me Gramozin dhe t’iu lutemi, nga veriu në jug, – se Taulanti, ndërkohë, nuk del dot, se do presë sa Klajda të shikojë filmimet – dhe t’iu themi, aman na e hiqni neve pushtetin dhe jepjani Lulzim Bashës, harrojeni.

Ne na marrin me gurë, por Lulzimit pushtetin s’ia japin kurrë. Prandaj, Lulzimi, Monika, opozita, sot janë i mbyturi që bërtet sa hap sytë e derisa i mbyll, – Monika i hap më shpejt, i mbyll më vonë, ai i hap më vonë, i mbyll më shpejt, për hir të të vërtetës. I mbyturi që thotë do të mbys. S’duan t’ia dinë më për asgjë. Të pafytyrë dhe të pabesë deri në fund me opinionin publik. Gënjeshtra, shpifje, sharje, kërcënime, presione, pa asnjë gajle, pa asnjë fre, gjuhën jashtë si qen i gjallë, çizmen në dorë dhe “të dalë, ku të dalë, motra””./Pamfleti

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com