Loading...

“Mos, mos! “Ça po boni? Ça është kjo punë?”, ja si ndodhi ngjarja te “Monopoli” në Bllok

Përplasja mes grupit të Ervis Martianjt dhe Ervin Matës në Bllok ndodhi në lokalin e Redi Popeskut me emrin “Monopol”. Në dëshminë e këtij të fundit, Redi tregon se, qëllimi i dy grupeve ka qenë për t’u sqaruar por situata doli jashtëkontrollit.

Sipas Popescut, një person i gjatë dhe me kapuç, i cili besohet të jetë Fabjol Gaxha ka sulmuar fillimisht me fjalë dhe pastaj me grushte Mevjol Billon, i cili ishte ulur në një tavolinë veç, ndërsa Mata dhe Martinaj ishin në një tavolinë tjetër aty pranë. Pasi e kanë goditur, Gaxha ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar njëherë, por përgjigja e Billos ka qenë fatale për këtë të fundit. Të shtënat lanë të plagosur edhe Vis Martinajn dhe Eljon Laton.

Pjesë nga dëshmia e Redi Pepescut

Kam dëgjuar çunat që shoqëronin Vis Martinin duke i thënë Jolit, oficerit të Zallherrit, “Pse më shikon?”. Joli ishte tek tavolina veç, ku u ulën që në fillim”.

Në këtë moment kanë ardhur nga jashtë dy persona. Njëri ishte me bluzë të errët, me kapuç, trup i gjatë, me xhnse, i cili bashkë me këtë përsonin që e shoqëronte filluan ta shanin dhe ta godisnin Jolin dhe personat që ishin me Jolin. Vis Martnini po thoshte: Mos, mos, mos!, ndërsa Ervin Mata po thoshte: “Ça po boni? Ça është kjo punë?”.

Ngaqë u krijua rrëmujë e madhe unë kam dëgjuar një krismë, që erdhi nga vendi ku ishte personi i gjatë me kapuç në kokë, që po konfliktohej me Jolin, por që nuk e pashë se kush qëlloi.

Mbas kësaj krisme unë jam hedhur direkt poshtë banakut. Në këtë kohë kam dëgjuar krismat e armëve që vazhdonin. Kur krismat e armëve pushuan ka ardhur Vis Martini zvarrë, të cilin e pashë se ishte plagosur në qafë dhe e kam marrë e kam zbritur poshte të shkallët. Kur kam ikur të gjithë personat kishin ikur veç atij që ishte vrarë dhe një tjetri që përpëlitej i plagosur.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com