Historia e tij është vënë në qendër të kronikave të mediave britanike. Ato ngrenë pikëpyetje se si shqiptari i dënuar lëviz i lirë.
Një shqiptar i denuar me 25 vjet burg ne Shqiperi per nje vrasje, ndodhet i lire ne Britani. Mediat e huaja shkruajne se behet fjale per shqiptarin Hektor Mahmutaj, 42 vjeç, i cili tashme ka ngritur pretendime se çdo ekstradim i mundshëm i tij per ne atdhe, perben shkelje te te drejtave te njeriut.
Daily Mail, shkruan se Majmutaj u dënua me 25 vjet për vrasjen e fermerit Gentjan Jahaj në Shqipëri në korrik 1997.
Emigranti u fsheh në një fermë para se te largohej ilegalisht në Britani të Madhe, me nje kamion ne dhjetor të të njëjtit vit. Faktet jane bere publike nga gjykata e magjistratëve në Westminster.
Ai ka jetuar tashmë në Britani për më shumë se 20 vjet, duke përdorur 13 emra false për t’i shpetur cdo lloj gjurmi qe do te conte ne zbulimin e tij.
Majmutaj, i cili jeton në Liverpul, u dënua për vrasjen e Jahaj në mungesë të tij në prill të vitit 2000.
Ai thuhet se e kishte qëlluar atë kur ishte në një makinë me tre burra të tjerë në fshatin Bejar.
Interpol liston akuzat e tij si ‘vrasje me paramendim, prodhim ilegal dhe mbajtje të armëve dhe municioneve ushtarake’.
Mahmutaj u arrestua në një urdhër të Interpolit në dhjetor 2006, kur identiteti i tij u zbulua.
Ai u dënua më pas dhe u burgos për dy vjet e gjysmë për mbajte të armëve të zjarrit në Britani të Madhe, por një kërkesë për ekstradim nga Shqipëria u mohua vitin e ardhshëm.
Gjykatësi vendosi që Mahmutaj nuk kishte fshehur qëllimisht nga autoritetet shqiptare dhe ai nuk ishte i garantuar një rigjykim kur u kthye.
Gjykatësi vendosi që Mahmutaj nuk ishte fshehur qëllimisht nga autoritetet shqiptare dhe nëse do të rikthehej atij nuk i garantohej një proces i ri gjyqësor.
Policia shqiptare lëshoi sërish një tjetër urdhër arrest për të 10 vjet më vonë, pas ndryshimit të ligjeve sa i përket rigjykimit. Mahmutaj u arrestua sërish në Janar dhe tashmë do të përballet me rigjykimin nëse ekstradohet.
Pas kesaj, gjykatësi Tan Ikram tha se Mahmutaj mund të ekstradohej, por duke qenë se nuk është shtetas i Bashkimit Europian, rasti duhet të referohet në Home Secretary.
Pas pagimit të një pagese garancie prej 10,000 dollarësh në gjykatë, shqiptari ka munderi te levize i lire.
Babai i dy femijeve tha se ekstradimi do të ishte i padrejtë pasi ai kurrë nuk u arrestua për veprën penale qe akuzohet.
Shqiprari deklaroi se nuk ka lidhje me vrasjen dhe tha se u arratis pasi kishte frike nga nje hakmarrje nga vraseri i vertete./korrieri