Duket se dhe fundi i skandalit të Xhisiela Malokut dhe djalit të deputetit socialist është i parashkruar nga kryeministri, ashtu si ai me audio-përgjimin e Agron Xhafajt.
Por sot Edi Rama ka vazhduar me urdhrat e tij drejtuar prokurores së përkohshme. Duke folur para deputetëve të tij, Rama ka urdhëruar kryeprokuroren e përkoheshme që edhe dosjen e Xhisiela Malokut ta trajtojë njësoj si ‘Babalen’.
E këtë urdhër Rama ka zgjedhur ta japë publikisht, si në rastin e parë kur tha se në audio-përgjimin skandaloz nuk ishte zëri i Agron-Geron Xhafajt.
Pas mbylljes së kësaj dosje, Rama po vepron njësoj edhe me skandalin e Xhisiela Malokut, ku i përfshirë është numri 2 i PS-së, Taulant Balla.