Xhisiela Maloku ka reaguar pas shpërthimit me tritol që ka ndodhur pranë banesës së saj mbrëmjen e djeshme. Sipas saj familja është tronditur nga kjo ngjarje dhe sipas saj kjo është kryer nga ana e partisë Demokratike.Ajo thotë se është e kërcënuar nga ana e opozitës, ndërsa tregon se kanë qenë familjarët e Rexhepit ata që i kanë ardhur në ndihmë.
‘’Vendosja e tritolit është bërë nga PD-ja dhe nga opozita, nuk jam e kërcëbnuar nga fisi Rraja. Unë të parin kam telefonuar Ramzan Rrajën, kushëririn e Rexhepit. Unë mendoj se e ka bërë opozita dhe të vërtetën e di vetëm unë, ata dolën bllof”, është shprehur Xhisiela Maloku.
E reja është shprehur më tej se i vetmi person me të cilën ndihet e sigurt është kushëriri i Rexhepit, Ramazan Rraja.
“Me Rexhepin kam marrëdhënie të mira. Sot kam kërkuar që të më qëndrojë pranë një nga familjarët e tij. Vetëm kështu ndjehem e sigurt. Ishte një shpërthim i fuqishëm. Pas tritolit telefonova menjëherë kushëririn e Rexhepit. Unë s’do largohem nga Shqipëria. Sërish bashkë me Rexhepin? Nuk i dihet”,është shprehur e reja, ndërsa drejtonte një makinë luksoze, prodhim i viteve të fundit.
Sërish sot ajo është thirrur në komisariatin e Policisë për të dëshmuar lidhur me shpërthimin. Për këtë ngjarje mësohet se janë shoqëruar 9 persona, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.