Loading...

Ekzekutohet gazetarja, trupi i gjëndet në mes të parkut

Një gazetare nga Bullgaria, Viktoria Marinova është gjetur e ekzekutuar në një park në qytetin e Ruse pranë lumit Danub, shkruan BBC.

Nuk dihet nëse ekzekutimi është e lidhur me punën e saj si reportere në stacionin televiziv lokal, TVN. Policia ka nisur hetimet për jetën e saj personale dhe profesionale.  Policia në Bullgari po heton ekzekutimin e reporterit hetues Viktoria Marinova.

Përfaqësuesi i Lirisë së Medias për Projektin e Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OSBE) bëri thirrje urgjente për hetim pasi personat përgjegjës për ekzekutimin e 30-vjeçares do të gjykohen para ligjit.

Ende nuk dihet se cfarë ka ndodhur në të vërtetë me gazetaren.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com