Aulon Naçi falenderon të gjithë organizatorët e “Javës së kulturës së detit” të cilët e ftuan të mbyllte festivalin “Terra tra due mari” që u zhvillua në qytetin e Galipolit, me një koncert në të cilin u luajtën 5 vepra, duke u vlerësuar me çmimin “ VELA LATINA” me motivacionin: Gallipoli, ne 5 Tetor, Teatri “T. Schipa”
PREMIO VELA LATINA 2018 AD AULON NACI
Në këtë mbrëmje u vlerësuan personalitete të botës së artit, sportit, etj si dhe persona të cilët kishin dhënë nje kontribut të veçantë për sa i përket raportit të njeriut me detin. Ky aktivitet u organizua nga Bashkia e Galipoli-t, nga shoqata Puglia e Mare. Falenderoj drejtorin artistik të Festivalit “Terra tra due mari” dirigjentin, kompozitorin dhe pianistin M. Enrico Tricarico, së bashku me ansamblin “Terra del Sole” dhe fizarmonicistin e shkëlqyer Alessandro Gazza, të cilet performuan veprat e mia. Gjithashtu trupën e baletit të drejtuar nga Eleonora Benvenga, moderatorët e spektaklit Barbara Politi e Giuseppe Albahari, drejtori artistik i eventit.
Prezent ishin dhe Kryetari i Bashkisë së Galipolit Z. Stefano Minerva i cili vlerësoi aktivitetin dhe shkëmbimin ndërkombëtar së bashku me Znj. Alessandra Bray organizatore e “Javës së Kulturës së Detit”, të cilët gjithashtu i dhanë mirënjohjen “Vela Latina” kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Z. Dritan Leli për shkëmbimin kulturor në zhvillim të turizmit dhe ekonomisë në interes të dy vendeve të lidhur mes detit. Gjithashtu falenderoj miqtë Maurizio Manna dhe Patrizia Giaffreda tę cilët me mikpritjen dhe vlerësimin ishin një vlerë e shtuar e ketij shkëmbimi, kulturor së bashku me Zv. Konsullen e Konsullates Italiane në Vlorë Cristina Natalizia duke qënë prezente në teatrin “T. Schipa” forcuan raportin kulturor mes dy vendeve fqinje. Nga Aulon Naçi