Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 35-vjecareje në Lushnjë gjatë ditës së sotme. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, në fshatin Konjat të Lushnjës.
Altin Durra, 21 vjeç, banues në Tiranë duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjerja dhe janë plagosur dy të tjerë.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:
Altin Durra, 21 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi sot rreth orës 07:20, në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, në fshatin Konjat, Lushnje, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar rëndë një nga pasagjeret dhe janë dëmtuar lehtë dy të tjerë.
Në orën 17:20 njoftohemi nga Spitali i Traumës Tiranë se pasagjerja që ishte dëmtuar rëndë, shtetasja M.D, 35 vjeçe, banuese në Tiranë, ka ndërruar jetë.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit