Një gjykatë zvicerane ka shpallur fajtorë për veprën penale trafik droge tre shqiptarë, të cilët janë dënuar me burg.Banda akuzohet për transportimin e qindra kilogramëve heroinë nga Amerika Latine në Zvicër, si dhe qindra kilogram marijuanë nga trojet shqiptare në Zvicër.
Tre shtetasit në fjalë kanë shitur sasi të konsiderueshme kokaine dhe marijuane në Zvicër, në intervalin kohor nga 2011 deri 2015.Kryesori i grupit, një 51 vjeçar kosovar u dënua me tetë vjet burg, kurse prokuroria kishte kërkuar dënim prej 15 vjetësh.Kosovari i dytë u dënua me 33 muaj burg, ndërsa i treti me një vit heqje lirie. Mësohet se mes të dënuarve është edhe një italian, në restorantin e të cilit zhvilloheshin bisedat mbi aktivitetin.