Një premtim i mbajtur i kryeministrit Edi Rama për familjen Ahmeti me tetë anëtarë, ku jeta nga një makth i vërtetë në gjendje të mjeruar kthehet në një jetë normale, falë përkujdesjes së vetë kryeministrit.
Pas vizitës së Kryeministrit në fillim të shtatorit në familjen Ahmeti në fshatin Vajzë të Vlorës ku tetë anëtarët e saj jetonin në kushte të vështira, pa shtëpi, pa energji elektrike dhe fëmijët të paarsimuar, sot familja ka nisur një jetë krejt tjetër.
Kryeministri Rama ka vizituar shtëpinë e Niko Ahmeti në fshatin Vajzë në Vlorë më 5 shtator ku banonte familja me tetë anëtarët e saj.
Kryeministri u interesua për kushtet, nevojat, dhe shkollimin e fëmijëve.
Më tej, kryeministri pasi dëgjoi familjarët, premtoi një zgjidhje; së pari, furnizim me energji elektrike, më pas rindërtimi i shtëpisë dhe arsimimi profesional i fëmijëve.
Rikthimi në shtëpinë e Niko Ahmetit, fshati Vajzë, Vlorë u krye nga shtabi i punës më 10 shtator kur shtëpia mori furnizim me energji elektrike.
Me 1 tetor, vazhdonte puna për ndërtimin e shtëpisë, ndërkohë që tre fëmijët vazhdojnë arsimimin profesional.
Fëmijët e familjes Ahmeti u paraqitën në drejtorinë e Arsimit Profesional Vlorë. “Jemi njohur me problematikën e familjes tuaj dhe ne mundësuam që ju të tre të ndiqni një nga kurset profesionale”, shprehet drejtuesi i Arsimit Profesional Vlorë. Njëri prej tre djemve do të vazhdojë kursin e instalimeve elektrike.
Për Aleksandrin është menduar të ndjekë kursin e servisit, apo të berberit dhe kjo mbetet në zgjedhjen e tij, ndërkohë që për Arsenin u mendua të ndjekë kursin e hidraulikut.
Djali i madh thotë se e sheh veten elektricist, ndërsa Aleksandrit i pëlqen kursi për hidraulik. Arseni ka zgjedhur profesionin e berberit sepse e ka me dëshirë.
Një jetë nga e para, nga makthi i familjes pa shpresë në një jetë normale dhe të integruar tashmë.